Një video nga momenti kur kryeministrja italiane, Georgia Meloni dhe presidenti francez, Emmanuel Macron përshëndeten më njëri-tjetrin, është bërë virale në rrjetet sociale.
Teksa mikpriste liderët e samitit të G7, që po mbahet në Itali, ra në sy momenti kur Meloni shtrëngon duart me Macron. Duket se kryeministrja ndryshon humorin dhe shfaqet më e zymtë.
Të hënën, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit. Kryeministrja italiane tha se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”. “Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.
Meloni loves Macron. You can tell. pic.twitter.com/FD6fH83Uxz
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) June 14, 2024
Top Channel