Një polic ka aksidentuar dy makina të tjera, teksa drejtonte mjetin e shërbimit.

Njëra prej makinave që inspektori i uniformave blu ishte e parkuar, ndërsa tjetra jo. Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona, të cilët ndodhen në spital.

“Më datë 14.06.2024, punonjësi i Policisë inspektor Xh. M., duke drejtuar automjetin e shërbimit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Xh. B. dhe me një automjet të parkuar. Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Tiranës.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale. Një i ri ka dhunuar të dashurën e tij, e për këtë është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit S. K., 35 vjeç dhe E. P., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë vjedhur biçikletën një shtetasi. Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas janë autorë të dy vjedhjeve të ndodhura ditëve të fundit (1 vjedhje celulari dhe 1 vjedhje laptopi).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish të dashurës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin Sh. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Xh., 62 vjeç, banues në Tiranë (me probleme të shëndetit mendor). Ky shtetas dyshohet se ka dëmtuar fshirëset e xhamave të disa automjeteve të parkuara në rrugën “Kastriotët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA