Tentoi të dilte nga Shqipëria me mbi 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 68-vjeçari

14/06/2024 13:03

Një 68-vjeçar është hetuar në gjendje të lirë, sepse tentoi të dilte nga Shqipëria me 20 750 euro, pa i deklaruar.

Policia ka sekuestruar shumën e parave, e cila u gjet pas kontrollit, në çantën  e shtetasit V. P., banues në Durrës.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA