S’ka marrëveshje për Gazën? Biden “shuan shpresat”: Jo në të ardhmen e afërt!

14/06/2024 14:46

Shpresat ishin të mëdha, por presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden deklaroi se nuk pret të arrihet një marrëveshje armëpushimi për luftën në Gazë në një të ardhme të afërt.

Propozimi i paraqitur prej tij e i mbështetur nga shumë të tjerë me sa duket nuk është pranuar plotësisht as nga Izraeli e as nga Hamasi. Shefi i Shtëpisë së Bardhë pohoi se pushim zjarri që pretendohej t’i jepte fund luftimeve në Gaza e të sillte lirimin e të gjithë pengjeve është diskutuar në samitin e G7-ës në Itali, megjithatë nuk u pyet nga gazetarët nëse një marrëveshje armëpushimi do të arrihet së shpejti, ai u përgjigj thjesht “jo”.

Biden megjithatë theksoi se nuk dorëzohet, dhe se vetë, nuk i ka humbur shpresat. Pozicioni i shtetit hebre megjithatë, nuk është plotësisht i qartë. Amullinë e shtuan edhe më shumë deklaratat e këshilltarit të sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, i hodhi poshtë pretendimet se Izraeli nuk është plotësisht i përkushtuar ndaj planit të armëpushimit. Sullivan insistoi madje se Izraeli vetë e kishte bërë këtë propozim, i cili sipas tij, ka kohë që është hedhur në tryezë.

Hamasi i është përgjigjur planit me kërkesa për ndryshime dhe Sullivan tha se qëllimi është “të kuptojmë se si të punojmë për të kapërcyer boshllëqet e mbetura dhe për të arritur një marrëveshje”. Sipas Hamasit, ndryshimet e kërkuara synojnë të garantojnë një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Gaza. Propozimi i armëpushimit i shpallur nga Biden, i përfshin në fakt, këto dispozita.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA