Prefektja e Shkodrës, Majlinda Angoni ka deklaruar se ka mbetur vetëm një vatër qendrore në tregun e rrobave të përdorura që u përfshi nga flakët këtë pasdite.
Angoni u shpreh se është lokalizuar perimetri i zjarrit dhe aktualisht po mbërrin edhe helikopteri zjarrfikës.
“Një situatë paprecedent, ka pasur vështirësi për ndërhyrjen e emergjencave civile. Dua të falënderoj të gjithë zjarrfikësit nga Lezha Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Ulqini, të cilët në mënyrë të menjesheshme u paraqitën për të dhënë ndihëm e tyre.
Është nisur edhe helikopteri. Perimetri i zjarrit është i lokalizuar, ka mbetur një vatër qendrore. Po punohet për izolimin më të shpejt të tij. E rëndësishme është që nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëmtime të disa banesave.
Do shikohen hap pas hapi edhe masat që do merren”-u shpreh prefektja Majlinda Angoni.
Top Channel