Shtyhet gjyqi i Belerit/ Vendimi për të do të jepet më 25 qershor, kryetari i zgjedhur i Himarës në seancë: E kam ndërgjegjen e qetë

14/06/2024 13:45

Dhionisis Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur për Bashkinë e Himarës, prej një jave edhe eurodeputet në Parlamentin Europian, i bëri thirrje ndërgjegjes së gjyqtarëve antikorrupsion përpara se ata të vendosin nëse e shohin apo jo fajtor për shitblerjen e votave lokale të 2023.

“Unë e kam ndërgjegjen e qetë”, tha Fredi Beleri, i cili u deklarua I pafajshëm dhe për këtë shkak kërkoi lirimin e menjëhershëm.

Të njëjtën kërkesë pati edhe bashkëpunëtori, Pandeli Kokaveshi, gjetur i fajshëm për korrupsion në zgjedhje si edhe kryetari i zgjedhur Beleri. Por avokatët mbrojtës pretendojnë se provat janë të manipuluara, se faktet nuk ekzistojnë dhe se prokuroria pagoi bashkëpunëtorin e drejtësisë Arsen Rama.

Duke këmbëngulur se stafi elektoral u vëzhgua në shkelje të ligjit avokatët e Belerit thonë se nuk ka asnjë provë. Të kundërtën kujtoi gjatë përsëritjes së konkluzioneve SPAK që i kërkoi gjykatës së apelit lënien në fuqi të vendimmarrjes së shkallës së parë e cila e dënoi Belerin me dy vjet burg kurse me 1.6 muaj burgim Kokaveshi, një dënim i konvertuar në tre vjet shërbim prove.

Prokurori tha se nga metodat e hetimit vëzhgim , pamje filmike dhe fotografike , rezulton që Pandeli Kokaveshi i dha paratë Arsen Ramës për tetë votues dhe se ky veprim u krye me porosi të kandidatit Beleri, i cili në një nga regjistrimet shprehet “ do të jap nga 50 euro”.

“Bisedat, dëshmitë dhe këqyrjet e telefonave dhe komunikimeve në Whatsaap e vërtetojnë këtë”, replikoi prokurori.

Procesi si përherë u monitorua edhe nga ambasadorja greke në Tiranë.

Dilemat çfarë do të bëhet me Belerin mbeten çfarë ndodh nëse Bleri dënohet dy vjet. Çfarë bëhet me mandatin e tij, po si eurodeputet?

Diskutimi i plotë në gjyq:

Avokatët e Belerit: Çështja është caktuar në mënyrë manuale këtij trupi gjykues dhe nuk është zgjedhur me short. Në këto kushte veprimi procedural është i pa vlefshëm, pasi relatori caktohet me short. Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniale Shirka në cilësinë e kryesueses, sepse nuk jeni caktuar me short.

Avokatët e Blerit: Kërkojmë përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka sepse nuk është e caktuar me short. Ne do depozitojmë kërkesë me shkrim për pëerjashtim.

Prokurori Adnand Xholi: Është një kërkesë që nuk e pezullon procesin gjyqësor dhe për ne duhet të vijojë seanca.

Gjykata: Kërkesa për përjashtim nuk është shkak për të ndërprerë seancën. Gjykimi do të vijojë procesin dhe çel seancën gjyqësore.

Avokatët e Belerit: Nuk janë respektuar afatet për njoftimin e avokatëve dhe nuk mund të realizojmë një mbrojtje efektive për Belerin.

Gjykata çel seancën dhe vijon procesin ndaj Alfred Belerit dhe Pandeli Kokaveshit.

Avokati i Kokaveshit: Përgjimet janë kryer në mënyrë të pa ligjshme. Përgjimet janë të pa autorizuara por edhe veprimet simuluese. Gjithashtu akt marrëveshja për bashkëpunim mes Arsen Rames dhe prokurorisë është e pa vlefshme dhe jo konform procedurave ligjore. Të gjitha veprimet e përgjimit që janë bërë nëpërmjet Arsen Ramës janë të pa përdorshme.

Avokati i Kokaveshit: Kërkojmë ndryshimin e vendimit të shkalles së parë dhe shpalljen e pa fajshëm të Pandeli Kokaveshit.

Avokate e Belerit: Beleri e ka kundërshtuar në çdo moment proceduarial akuzën e prokurorisë. Autorizimi për përgjimin dhe vëzhgimin ndaj Belerit dhe stafit elektoral ka dalë në kundërshti me ligjin. Edhe marrëveshja mes prokurorisë dhe Arsen Ramës ka shkelje të renda procedurale. Përgjimi dhe provat e gjetura në telefonin e Arsen Ramës nuk janë marrë në formën e duhur ligjore dhe nuk mund të përdoren si provë në gjykatë kundër Belerit.
Arsen Rama nuk është as votues në bashkinë e Himarës dhe në datën 8 kur pretendohet se ai është takuar me Belerin ai nuk ka qenë fare në Himarë dhe kjo provohet nga qelizat telefonike që tregojnë se ai nuk ka qenë në Himare në atë datë.

Avokatja: Vendimi i gjykatës së shkallës së parë është dhënë mbi prova të paligjshme. Gjykata e ka dhënë vendimin mbi përgjimet dhe vëzhgimet.

Fredi Beleri: E kam ndërgjegjen e qetë! Dua që kur të merrni vendimin ta keni dhe ju ndërgjegjen e qetë

Spak: Kërkesa është e pambështetur. Në çdo rast palët mund ta dëgjonin çdo audio video, provat u janë vendosur në dispozicion. Në të kundërt me sa pretendon mbrojtja, materialet e transkriptuara janë pikërisht mbi bisedat. Të pandehurit nuk kërkuan dhe nuk pranuar shikimin dhe dëgjimin e provave.

Spak: Kërkesa është e pambështetur. Në çdo rast palët mund ta dëgjonin audio video, provat u janë vendosur në dispozicion. Në të kundërt me sa pretendon mbrojtja, materialet e transkriptuara janë pikërisht mbi bisedat. Të pandehurit nuk kërkuan dhe nuk pranuar shikimin dhe dëgjimin e provave.

Spak: Rezulton se prova e përgjimit dhe transkriptimi vërteton materialin audio. Ky veprim është kryer në përputhje me dispozitat, nuk ka shkelje.

Spak: Kërkojmë lënien në fuqi të gjykatës së shkalla së parë.

Kokaveshi: S’kam bërë asgjë jam i pafajshëm.

Avokatja e Fredi Belerit: Përfundimisht kërkojmë pafajësi se fakti nuk ekziston.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA