Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur fjalën e Fredi Belerit në gjyqin që po mbahet këtë të premte në Apelin e Posaçëm.
Beleri është shprehur se e ka ndërgjegjen e qetë, ndërsa pret këtë gjë edhe nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm.
Shpalljen të pafajshëm kërkoi edhe i akuzuari tjetër i përfshirë në korrupsion në zgjedhje, Pandeli Kokaveshi.
Fredi Beleri: E kam ndërgjegjen e qetë! Dua që kur të merrni vendimin ta keni dhe ju ndërgjegjen e qetë
Spak: Kërkesa është e pambështetur. Në çdo rast palët mund ta dëgjonin çdo audio video, provat u janë vendosur në dispozicion. Në të kundërt me sa pretendon mbrojtja, materialet e transkriptuara janë pikërisht mbi bisedat. Të pandehurit nuk kërkuan dhe nuk pranuar shikimin dhe dëgjimin e provave.
Spak: Kërkesa është e pambështetur. Në çdo rast palët mund ta dëgjonin audio video, provat u janë vendosur në dispozicion. Në të kundërt me sa pretendon mbrojtja, materialet e transkriptuara janë pikërisht mbi bisedat. Të pandehurit nuk kërkuan dhe nuk pranuar shikimin dhe dëgjimin e provave.
Spak: Rezulton se prova e përgjimit dhe transkriptimi vërteton materialin audio. Ky veprim është kryer në përputhje me dispozitat, nuk ka shkelje.
Spak: Kërkojmë lënien në fuqi të gjykatës së shkalla së parë.
Kokaveshi: S’kam bërë asgjë jam i pafajshëm.
Avokatja e Fredi Belerit: Përfundimisht kërkojmë pafajësi se fakti nuk ekziston.
Top Channel