Rriten krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve në SHBA! Nxiten nga lufta e Gazës

14/06/2024 18:44

Të ripërtërira nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, krimet e urrejtjes ndaj myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, janë shtuar sërish.

Shumë grupe, si ‘Jihad Watch’ dhe ‘ACT for America’, u shfaqën pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara dhe rritën ndikimin e tyre për shkak të frikës së publikut nga terrorizmi. Por në vitet e fundit kjo frikë është zbehur dhe bashkë me këtë edhe ndikimi i këtyre grupeve, kujton VOA. Disa prej tyre u shpërbënë, ndërsa grupet e tjera u përqendruan në çështje tjera të kohës. Në vitin 2023, “islamofobia kishte shënuar rënie të madhe”, thotë analist i SPLC-së, Caleb Kieffer. Por e gjithë kjo ndryshoi pas sulmit të Hamasit me 7 tetor të vitit të kaluar në Izrael, dhe ofensivës së pamëshirshme shpaguese të shtetit hebre në Gaza që e pasoi.

Grupet anti-myslimane në Shtetet e Bashkuara filluan të fitonin sërish terren, dhe të rikthenin retorikat e tyre të ashpra. Me vazhdimin e luftës në enklavë, rishfaqja e islamofobisë po vazhdon pa ndërprerë në SHBA, megjithatë ekspertët mendojnë se kjo edhe mund  të ndryshojë para zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor.

Një gjë e tillë mund të ndodhë sipas tyre se urrejtja ka gjetur strehë të re në diskursin e përgjithshëm publik, duke i bërë pothuajse të panevojshme platformat islamofobike të grupeve të tilla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA