Gjykata e Posaçme vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë për biznesmenin Ervis Lami, nga arrest në burg, në arrest në shtëpi, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

SPAK, në prill të këtij viti kërkoi arrestimin e Evis Berberit, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i dorëhequr nga detyra pak përpara se të përfundonte në pranga.

Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën ndaj ish zyrtarit i cili dyshohet se kreu korrupsion dhe pastrim parash. Për të njëjtën skemë u firmosën fletë arreste dhe për dy biznesmenët Ervis Lamaj dhe Valter Begaj.

Një person i katërt është nën hetim në gjendje të lirë. Hetimet e SPAK hedhin dyshime mbi shitblerjen e një shoqërie midis të hetuarve, që në 2018 emërohej ‘Vaal eng 10” blerë prej Valter Begajt nga Berberi për një shumë prej 100 mijë lekë.

E pagëzuar më tej si shoqëria “ DAAM “, ajo u administrua nga Lamaj dhe u shit në vazhdim për 500 mijë euro nga shtetasja B.B., por që 2021 u rikthye tek Valter Begaj duke u blerë për gati 2 milionë euro.

SPAK njoftoi se ka dyshime që  Berberi si ish drejtor i Agjencisë për eficencën e energjisë dhe si titullar i ARSHH kreu gjashtë procedura prokurimi, në të cilat fitues ishte bashkimi i operatorëve të Valter Begajt me një vlerë prej gati 2 milionë euro.

Marrja e përfitimeve, deklaron SPAK, është realizuar pas fitimit të procedurave të prokurimit nga Valter Begaj duke i kaluar transaksionet tek shoqëria që zotërohej indirekt nga zyrtari. Në banesën e ish drejtorit u sekuestruan gati 4 milionë lekë në valutë paund dhe euro si dhe 5 aparate telefonash prej nga ku po verifikohen disa biseda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA