Kërkojnë heqje të “arrestit shtëpiak”, regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e Berishës dhe Malltezit

14/06/2024 15:36

Regjistrohet në Gjykatën e Lartë kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha për heqje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se rekursi u regjistrua gjatë ditës së sotme dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe për dhëndërin e tij, Jamarbër Malltezi.

Edhe Malltezi kërkon heqje të masës së arrestit shtëpiak.

Berisha ndodhet në arrest shtëpiak prej dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa Malltezi prej nëntorit.

Berisha po hetohet nga SPAK nën dyshimet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA