Një 41-vjeçar është ndaluar nga policia në Prrenjas, pasi ka goditur me grushte një punonjës të shërbimit pyjor.
Në pranga ra V. Rr., 41 vjeç, pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.
Top Channel