Gjermania rikthen shërbimin ushtarak? Çfarë e frikëson Berlinin!

14/06/2024 14:29

Ushtria gjermane i ka tkurrur radhët e saj, e në një kohë përshkallëzimi të retorikave të luftës mes NATO-s e Rusisë, ministri gjerman i mbrojtjes propozon një koncept të ri, i cili parashikon shtimin e trupave të Bundeswehr-it.

Në mars, statistikat regjistruan vetëm 181,123 rekrutë dhe ministri Boris Pistorius thotë se kjo gjë duhet të ndryshojë. Premtimi i Gjermanisë për NATO-n është që deri në vitin 2031, Bundeswehri duhet të numërojë 203.000 ushtarë, e më vonë ndoshta edhe 240.000. Ministri i Mbrojtjes Pistorius ka thënë vazhdimisht, se Bundesëehri duhet të bëhet më në fund “gati për luftë”, e flet  për një situatë të re kërcënuese.

“Rusia po bën luftë,” u tha ai gazetarëve në Berlin, duke paralajmëruar se Moska do të jetë në gjendje të sulmojë një nga anëtarët e NATO-s në vitin 2029. Pistorius kaloi muaj për të përgatitur konceptin e tij për shërbimin e ri ushtarak që tani e prezantoi në Berlin. Edhe pse aty nuk flitet haptazi për shërbim ushtarak, mediat vendase gëlojnë nga lajmet e një mundësie të rikthimit të këtij detyrimi.

Pistorius sqaroi se plani i tyre është për një shërbim ushtarak selektiv, ku të të zgjidhen më të përgatiturit, më të përshtatshëm dhe më të motivuarit. Fillimisht, kërkesa e vetme është që 18-vjeçarët të plotësojnë një pyetësor. Ky është një detyrim për meshkujt, por jo edhe për gratë. Ata që kontaktohen duhet të shpjegojnë nëse në përgjithësi do të ishin të gatshëm të shërbenin në ushtri.

Kjo do të zgjaste gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje deri në 23 muaj.  Pistorius vlerëson se rreth 400.000 burra do të duhet të plotësojnë pyetësorin çdo vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA