Digjet banesa e parë në Shkodër pas zjarrit që shpërtheu në tregun e rrobave, shikoni pamjet e vilës që po shkrumbohet

14/06/2024 19:32

Pas zjarrit masiv që shpërtheu në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, është djegur dhe banesa e parë që ndodhej pranë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Top Channel, një vilë tre katëshe ka nisur të shkrumbohet.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarrfikësit po tentojnë për shuarjen e flakëve që po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një tjetër banesë pranë.

 

Top Channel