23-vjeçari denoncoi largimin nga banesa të bashkëshortes, gjendet e reja! Çfarë deklaroi për policinë

14/06/2024 11:26
Foto ilustruese

Një 20-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa e bashkëshortit të saj, është gjetur ditën e sotme. 

Menjëherë pas denoncimit të 23-vjeçarit për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij 20-vjeçare në Kavajë, policia vendore është vënë në lëvizje për të gjetur të renë dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur me të.

Burime nga policia bënë të ditur për gazetaren e Top Channel, Vali Qyfyrçi, se e reja është gjetur në Fier. Ajo ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.

Pasi u gjet mësohet se e reja është kthyer në shtëpinë e burrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA