Bashkëshortja e 37-vjeçarit grek që vrau mbesën e tij pasi tentoi ta përdhunonte në Ilia, ka dhënë një deklaratë për median greke ANT1.
Lidhur me zjarrin e rënë ditën e djeshme në shtëpinë ku autori dhe familja e tij jetonte, gruaja e tij tha se për fat të mirë ajo dhe fëmijët e saj nuk ndodheshin brenda në banesë. Ajo tregon se dy persona kishin shkuar atje dhe i kishin vënë zjarrin, ku një pjesë e mirë e banesës u shkrumbua nga flakët.
E pyetur se ku do qëndrojë tashme me fëmijët e saj, gruaja shprehet se ndihet e pashpresë dhe nuk e di se ku do të jetojë.
Ajo shpjegoi se nuk dëshiron të ketë më asgjë me burrin e saj, duke thënë: Cila grua do të donte të kishte një marrëdhënie me të? Shumë njerëz më akuzojnë për këtë dhe mund të kenë të drejtë që nuk e kuptova. E dija që ishte akuzuar për përdhunim, por unë dhe i gjithë fshati besonte se ai ishte i pafajshëm. Unë fola me avokatin e tij dhe ai më tha se gjithçka ishte në rregull. Ai do të shpallet i pafajshëm në Gjykatën e Apelit. Dhe aty u binda. Asnjë fëmijë nuk e meriton atë që pësoi Vasilika . Unë dhe Lulia jemi motra, shoqe fëmijërie. E kam konsideruar si motrën time dhe do ta bëj gjithmonë dhe do të doja shumë të isha me të tani me atë që po kalon”.
“Nuk dua ta shoh dhe shpresoj të dalë i vdekur prej andej. Për mua nuk ekziston. Thjesht duke më thënë njerëzit ai është burri yt, më zemëron . Të mëdhenjve ua kam thënë tashmë, se ai nuk ekziston më për ne, pasi ia ka bërë këtë gjë Vasos tonë”, ka shtuar ajo.
Top Channel