Prej më shumë se 10 orë çifti nga  Belgjika kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Gjipesë zonë midis Dhërmiut dhe Himarës.

Çifti në moshë rreth 50 vjeç kanë parë që e kanë pas të pamundur daljen nga këto kanione, dhe më pas kanë kërkuar ndihmë.

Është organizuar ekipi i zjarrfikësve të Himarës të cilët  kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre me ane të litarëve, pasi terreni ka qenë shumë i vështirë.

Të dy të huajt Belg janë me shëndet të mirë, kanë falenderuar zjarrfikësit dhe janë larguar drejt hotelit ku qëndrojnë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel