Pavarësisht perceptimit publik për rritjen e rasteve të përfshirjes së të miturve në vepra të ndryshme penale, gjykata e shkallës së parë Elbasan ka publikuar statistikat, sipas të cilave viti 2023 ka shënuar më pak dënime të të miturve se viti 2022.
Por gjyqtarët argumentojnë se ligji synon korrigjimin e sjelljes së të miturve dhe jo dënimin e tyre dhe si pasojë, jo të gjitha rastet arrijnë deri në gjykatë.
Veprat penale më të rëndomta në të cilat përfshihen të miturit janë drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt dhe vjedhje, por nuk kanë munguar as rastet më të rënda si vrasja.
Të pakta janë rastet kur shkelëse të ligjit janë vajza, por janë të shumta rastet kur ato janë viktima. Megjithatë ka ende shumë mangësi funksionimi i të gjitha strukturuarave për identifikimin e të miturve me sjellje problematike dhe parandalimi i veprave penale të mundshme.
Në vitin 2022 në gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan u dënuan 13 të mitur, një prej të cilëve vajzë. Në vitin 2023 u dënuan 6 të mitur, ndaj njërit prej të cilëve u aplikua masa e dënimit 5-10 vite burg.
Përsa i përket vitit 2024, 4 të mitur u dënuan për vrasjen e bashkëmoshatarit të tyre në Gramsh. Ata u dënuan përkatësisht me 18 vite burg, 14 vite, 8 vite dhe 6 vite e 8 muaj.
Top Channel