
24/02 23:02
Një zjarr i madh shpërtheu të mërkurën mbrëma në një depo të asfaltit të një rafinerie nafte në rajonin e Kurdistan të Irakut.
Rreth 40 ekipe zjarrfikëse po përpiqeshin të frenonin zjarrin, shkaku i të cilit ende nuk dihet.
Shumë objekte të tjera rafinimi ndodhen pranë objektit të djegur.
Raportet e zjarrfikësve tregojnë për të plagosur dhe të zhdukur, së bashku me makinat e zjarrit të djegura.
Mediat lokale përmendën se dhjetë persona u plagosën nga zjarri masiv që shpërtheu në orët e para të së enjtes.
Top Channel