Pronari i imobiliareve refuzon akuzën e vrasjes së ish-të dashurës, trupi i të cilës u gjet në hotelin me 5 yje në Angli (fotot)

13/06/2024 21:49

Një 60 vjeçar, drejtor kompanie pronash është deklaruar sot i pafajshëm ndaj akuzave të vrasjes së ish-të fejuarës së tij 54 vjeçare, e cila u gjet e vdekur në një hotel luksi të frekuentuar nga skuadrat kombëtare të futbollit e regbisë së Anglisë.

James Cartwright, akuzohet për vrasjen e Samantha Mickleburgh, pas një periudhe sjelljesh kontrolluese dhe imponuese para vdekjes së të ndjerës.

Në gjykatën e Guildford në jug të Londrës u tha se burri i kishte dërguar asaj mesazhe, lule e dhurata, ndërsa gjithashtu i kishte përgjuar telefonin duke i shkaktuar stres e alarm.

I veshur në rrobat ngjyrë gri të burgut, Cartwright foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe të deklarohej i pafajshëm për të dyja akuzat.

Policia ishte thirrur në hotelin me pesë yje në Bagshot, pasi Cartwright kishte telefonuar emergjencën për t’u thënë se kishte gjetur Samantha në krevat të vdekur.

Më herët u tha se çifti ishin njohur në shtator 2022 para se të vendosnin të jetonin bashkë në mars të vitit të shkuar.

Dyshja ishin në hotelin panë kompleksit të stërvitjes së skuadrës kombëtare të regbisë për ditëlindjen e 60 të Cartwright.

Zonja Mickleburgh ishte gjetur e zhveshur në një pellg gjaku, u tha në gjykatë.

Pennyhill Park është një hotel i shekullit të 19-të, i vendosur në një pronë 50 haktarëshe dhe ka 120 dhoma qe rezervohen me ftesa.

Dy fëmijët e të ndjerës thanë në deklaratën e tyre: “Asgjë nuk mund të të përgatitë të përballësh botën pa prindërit në këtë moshë. Nëna kishte qenë prind i dyfishtë për ne pas humbjes së babait, dhe bëri një punë të shkëlqyer.”

Prindërit e viktimës thanë në një deklaratë: “Nuk mund të ketë shembull më të mirë të nënës sesa Samantha. Jemi mirënjohës për familjen tonë dhe për ndihmën që kemi marrë nga ata që e njihnin Samantha.”

Cartwright u dërgua në paraburgim deri në gjyqin e caktuar më 25 nëntor, shkruan rrjeti vendas Daily Mail.

FOTO GALERI
1/5
James Cartwright, akuzohet për vrasjen e Samantha Mickleburgh, pas një periudhe sjelljesh kontrolluese dhe imponuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA