Pelegrinazhi në Kishën e Laçit/ Besimtarët në mbylljen e 13 të martave të Shën Antoni i Padovës

13/06/2024 12:21

Kisha e Laçit prej vitesh shihet nga besimtarët si plotësimi i lutjeve të tyre.

Për 13 të marta  pelegrinazh qindra-mijëra besimtarë ngjiten malin e shenjt për më shume lumturi e shëndet në familjet e tyre. Pas pelegrinazhit të kryer besimtare të shumtë nga Shqipëria por jo vetëm, mblidhen në këtë vend të shenjtë për të kaluar natën mes 12 dhe 13 qershorit, datë që shënon edhe kulmin e kësaj feste.

Vijmë nga Lezha, na ndihmoftë”.

“Vij nga Tirana prej shumë vitesh, jam myslimane por besoj”.

“Lutem për shëndet mbarësi, që të afrohen më shumë me familjet, të ketë dashuri mes çifteve“-shprehen qytetarët.

Shumë prej besimtarëve që prej orëve të para të mëngjesit nisin në këmbë pelegrinazhin e tyre për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë, duke u lutur apo kryer rituale të ndryshme në përpjekje për të imituar shenjtin, që sipas tyre ka kaluar në vargmalin e Kurbinit.

At Zef Pllumi thoshte “Prej disa shekujsh, kjo Shenjtore konsiderohet si vendi me i shenjtë në tokën e Shqipnisë, i frekuentuem prej besimtarëve te gjitha religioneve. Ky vend thirret “Shejt” sepse Zoti u flet këtu shpirtënve e zemrave te besimtarëve, ndigjon lutjet e tyne dhe shpesh here me mënyra te jashtëzakonshme i plotëson dishiret e tyne.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA