Kina dhe Shqipëria kremtojnë 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vendin që mbajti vulën kryesore të ndihmës kineze të asaj kohe me ndërtimin e Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.
Dikur dega më e rëndësishme të industrisë në vend Metalurgjia e ndërtuar nga kinezët punësoi mijëra njerëz dhe ndikoi në zhvillimin e Elbasanit dhe të vendit.
Në fjalën e saj ambasadorja vuri theksin tek shkëmbimet rinore si një nga mënyrat për të mbajtur marrëdhënie të shëndosha mes dy vendeve në të ardhmen.
“Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale dhe të dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 1949 dhe gjatë 75 viteve të dyja vendet kanë ruajtur një marrëdhënie të shëndoshë dhe të qëndrueshme.
Kina i ka dhënë Shqipërisë ndihmë shumë të madhe ekonomike, ndërsa Kina nuk doi të harrojë vitin 1971 kur Shqipëria ndihmon Kinën në aspektin politik me lobimin për pranimin e Kinës në Kombet e bashkuara.
Të rinjtë janë shpresa dhe e ardhmja mes dy vendeve. Është shumë e rëndësishme të trashëgojmë këtë marrëdhënie historike tradicionale.”
Miqësia midis Shqipërisë dhe Kinës e pati zanafillën gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ishte një miqësi e kushtëzuar, e cila fillimisht u bazua në interesa që lidheshin ngushtë me specifikën dhe mentalitetin e asaj kohe.
Tashmë miqësia ka në themele jo vetëm marrëdhëniet diplomatike, apo marrëdhëniet ekonomike e politike, por, edhe vlerat dhe shkëmbimet në fushën e programeve kulturore.
Top Channel
Top Channel