Lojëra fati, pistoletë dhe municion luftarak/ Bie në pranga 51-vjeçari në Dimal

13/06/2024 09:49

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dimal.

Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, sekuestrohen 5 tableta që shërbenin për lojëra fati, 1 pistoletë stilolap dhe municion luftarak.

Stacioni i Policisë Dimal, si rezultat i kontrolleve që kryhen në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, ka goditur një rast të lojërave të fatit dhe një rast të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të veprimeve procedurale, u vu në pranga shtetasi E. B., 51 vjeç, banues në fshatin Samatic, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 tableta me të cilat dyshohet se ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit, 1 pistoletë stilolaps dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA