Shtatë kuaj të racës Przewalski, e vetmja specie e egër e mbetur në botë, janë dërguar në vendin e Azisë qendrore nga Evropa ne nje program ripopullimi, njoftojnë mediat perëndimore.
Grupi i kuajve u rikthye në vendin e tyre të origjinës Kazakistan pas një programi ripopullimi dhe një mungese prej rreth 200 vitesh. Shatë kuaj, katër mushka dhe një hamshor erdhën nga Berlini e Praga me një avion të forcave ajrore, për të rimbushur stepat me kafshët dikur të kudondodhura.
Kuajt Przewalski dikur bridhnin në stepat e gjera të vendit të Azisë qendrore, ku besohet se ata janë zbutur për herë të parë.
Njerëzit raportohet se kalëronin dhe milnin qumështin e kuajve në veri të Kazakistanit prej më shumë se 2000 vjet më parë.
Aktiviteti njerëzor duke përfshirë dhe gjuetinë për mishin e tyre kishte sjellë zhdukjen e kësaj specieje në vitet 1960-të shkuran The Guardian.
Filip Mašek, zëdhënës i kopshtit zoologjik të Pragës tha: “Këta janë tashmë të vetmit kuaj të egër të mbetur në botë. Edhe mustangët ishin kuaj të zbutur që më pas u bënë përsëri të egër”.
Fillimisht tetë kuaj ishin llogaritur të dërgoheshin, tregon Mašek, por një prej kuajve nuk ishte ndjerë mirë dhe u ul para fluturimit nga Praga, duke detyruar zyrtarët ta kthenin në kopshtin zoologjik.
“Ai ishte pak i trullosur por ndjehet mirë tani. Kuajt duhet të rrinë në këmbë gjatë të gjithë fluturimit pasi duhet të qarkullojnë gjakun. Është e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një fluturim gati 30 orësh.”
Ai shton se ardhja e kuajve nga kopshti zoologjik i Pragës ndihmon biodiversitetin në rajon, Mašek. “Kuajt shpërndajnë farat me jashtëqitjet e tyre dhe gërmojnë për bimë, ata ndihmojnë që uji të bjerë në tokë, fertilizojnë stepat me bajgat e tyre”.
Në 2011, kopshti zoologjik i Pragës nisi programin e mbarështrimit të kuajve të egër Przewalski drejt Mongolisë. Projekti që nisi me nëntë kuaj vijoi deri në 2019 kur popullata e tyre atje u stabilizua, tregon Mašek, duke shtuar se janë tashmë më shumë se 1,500.
Top Channel