Ilir Meta ka dalë sërish para mediave, për të tretën herë sot, me deklarata të fortë dhe tone të ngritura, duke sulmuar SPAK dhe prokurorët e këtij institucioni.
Meta tha se SPAK është institucion kriminal dhe se çdo prokuror do të mbajë përgjegjësi, teksa shtoi se kjo është një betejë për jetë a vdekje.
Ai tha se nëse ndonjë nga ata që ndodhen në sallë, duke iu referuar të tijve, ka vlerësim te SPAK, “turpërojnë edhe fjalën baxhellë”.
“Nëse dikush në këtë sallë ka vlerësim për SPAK pas këtyre fakteve, turpëron edhe fjalën baxhellë… SPAK është institucion kriminal, kundër kushtetutës, që në vend që të ndalojë Rama dhe Veliaj, mban në presion e shantazh udhëheqësit e opozitës që mbrojnë sovranitetin e vendit. Do japi llogari çdo prokurori i SPAK që fle mbi dosjet që janë atje. Për veshi do i ngremë, siç vajti McGonigal në burg do shkojnë dhe të tjerë. Në një betejë që dikush nuk niset për të vdekur, nuk fiton kurrë, dhe kjo është një betejë jetë a vdekje”, tha ai.
Kjo deklaratë vjen një ditë pas përgjigjes së Monika Kryemadhit dje jashtë SPAK, kur u pyet nëse bashkohet me sulmet e Metës ndaj SPAK.
“Ndahem”, u shpreh ajo.
Ndaheni apo pajtoheni me Ilir Metën për sulmet ndaj SPAK?
Kryemadhi: Ndahemi!
Top Channel