Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 1.8 milion euro të trafikantit shqiptar Arbër Muçaj, të dyshuara se burojnë nga veprimtari kriminale.
Policia ka publikuar sot pamjet nga sekuestrimi i 12 automjeteve luksoze, mes tyre ‘Ferrari’ me vlerë 130 mijë euro.
36-vjeçari Arbër Muçaj, dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë Shqipërisë.
Konkretisht, janë sekuestruar pasuritë si më poshtë:
2 sipërfaqe toke arë, në total 6831 m2, në Fier;
3 sipërfaqe toke truall, në total 630 m2, në Fier;
njësi shërbimi me sipërfaqe 200 m2, në Fier;
njësi 2 kate me sipërfaqe 625 m2, në Fier;
njësi me sipërfaqe 100 m2, në Fier;
apartament me sipërfaqe 127 m2, në Tiranë;
1 vendparkim në Tiranë;
12 automjete;
2 llogari bankare me vlerë rreth 120 000 euro.
Policia thotë se puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.
Top Channel