23/12 22:18
Ka humbur jetën në moshën 35-vjeçare grimierja e të famshmëve rreth një vit pasi u diagnostikua me tumor në kokë.
Anca Molnar, e cila ishte e njohur për punën e saj me të famshëm në vendlindjen e saj, Rumani, u diagnostikua me një tumor në kokë, pas ankesave të vazhdueshme se përjetonte dhimbje të forta koke.
Sipas shoqes së saj të ngushtë, Alina Radi, 35-vjeçarja i kishte injoruar këto shenja, deri sa dhimbja ishte bërë e papërballueshme dhe shumë e shpeshtë.
Edhe pse mjekët bënë të pamundurën për ta kuruar, e reja nuk ka mundur dot të fitojë këtë betejë. Pak para se të ndahej nga jeta, ajo ka postuar disa foto nga spitali në profilin e saj TikTok.
Top Channel