Deputetët e parlamentit italian u përleshën me grushte të mërkurën pasdite.
Deputeti i Lëvizjes 5 Yjet, Leonardo Donno, u përpoq t’i dorëzojë një flamur italian ministrit Roberto Kalderoli dhe u përjashtua nga Presidenti i Dhomës Lorenzo Fontana.
Në këtë moment, disa deputetë të djathtë u afruan dhe “anëtari i Lega Nord, Igor ieci e goditi vazhdimisht me grusht në kokë dhe ai ra në tokë. Deputeti i Dono u mor nga mjekët dhe u nxor nga parlamenti me një karrige me rrota.
“Një incident shumë i rëndë dhe i turpshëm. Deputeti ynë donte t’i dorëzonte vetëm një flamur italian ministrit Kalderoli, kur u sulmua fizikisht nga deputetët e mazhorancës. Larg duart nga ne. Ju nuk do të na mposhtni. Turp”, deklaroi lideri i Lëvizjes 5 Yjet, Xhuzepe Konte.
Për sekretaren e Partisë Demokratike dhe deputeten Eli Shlein, është e pamundur që parlamenti italian të funksionojë në këtë mënyrë.
“Nuk është e mundur të rifillosh punën në këtë klimë të dhunës verbale, madje edhe fizike në rritje”, tha ajo jashtë sallës.
Pas ngjarjes seanca u pezullua dhe të gjithë senatorët e opozitës u larguan nga salla.
Top Channel