Kultivonin lëndët narkotike, vihen në pranga katër persona! Nën hetim edhe kryetari i fshatit Shëngjin, punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura e një polic

12/06/2024 16:33

Një rast i kultivimit të lëndëve narkotike është zbuluar në fshatin Shëngjin.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mountain”, u vunë në pranga katër persona autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Procedohen penalisht për shpërdorim detyre, 4 shtetas (kryetari i fshatit Shëngjin, 2 punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura dhe 1 punonjës policie).

Në kuadër të këtij operacioni:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Gj., 60 vjeçe, I. Gj., 37 vjeç, J. Gj., 34 vjeç, dhe E. E., 30 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Gj., 56 vjeç, kryetar i fshatit Shëngjin, Zall Bastar; R. K., 57 vjeç dhe R. L., 59 vjeç, punonjës (rojë) të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Gjithashtu, në bashkëpunim me AMP, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e Policisë (SPZ) E. D., 38 vjeç.

4 shtetasit e arrestuar dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Shëngjin, Zall Bastar, ndërsa shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Një pjesë e bimëve narkotike u asgjësua me anë të djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA