Mungesa e burimeve njerëzore ka detyruar shumë biznese të reduktojnë numrin e tavolinave që ju shërbejnë, ndërsa të tjerë edhe të mbyllin shërbimin në restorante.

Në Vlorë është tentuar që të plotësohen me emigrantë të huaj shërbimet e turizmit por ka rezultuar një skemë e dështuar. Ata punëtorë rezultojnë të pakualifikuar në shumicën dërrmuese. Edhe kur përshtaten janë larguar duke i shkaktuar humbje biznesit.

‘Mundohemi me vullnetarë për hotelin. Unë e kam gjetur zgjidhjen pas 27 vitesh, nuk e kam hapur fare restorantin për mungesë stafi. Ne e kemi reduktuar numrin e tavolinave që të jemi sa më korrekt me klientët’ u shpreh Nestor Varfi, operator turistik

“Më shumë se 90% e këtij stafi të rekrutuar nga vetë subjektet me një kosto jo të vogël vjetore nuk ka rezultuar efikase dhe ose kanë ikur kanë lënë sezonin përgjysmë, ose nuk kanë qenë të aftë ose nuk kanë qenë profesionistë”, u shpreh Flora Xhemani, eksperte turizmi.

Mungesa e krahut të punës duket një problematikë që nuk do të mund të gjejë zgjidhje gjatë këtij viti, për shkak se rekrutimi i punonjësve të huaj është i vështirë. Nga ana tjetër, bizneset nuk kanë gjetur ende mbështetjen e shtetit për një formulë përkrahëse për t’i mbajtur në punë edhe pas përfundimit të sezonit. Gjatë negociatave është kërkuar që kontratat të jenë dyvjeçare.Plotësimi i këtij kriteri duket i vështirë për biznesin pasi ndodh që cv e paraqitur të mos përputhet me punën që mund të bëjë i punësuari.

“Kam përshtypjen se është për mungesë politikash për stafin. Nëse duam të themi që po po zhvillojmë turizmin është një shkollë që rri bosh këtu do mundej qeveria të bënte një shkollë për turizmin ose diçka tjetër, ose të nxjerrë staf për turizmin ose të investojë, ose të japë diçka për bizneset që të munden të mbajnë punëtorët edhe gjatë dimrit, ose sigurimet shoqërore… në rajon ka politik atë tilla”, u shpreh Nestor Varfi, operator turistik.

“Pjesë e punësimit është pak e vështirë, ka interes për të ardhur për të punuar por mungon eksperienca, na sjell vështirësi por do ia dalim”, u shpreh Konstandin Kançelano, operator turistik.

Për të zgjidhur problematikën e punonjësve në turizëm, është propozuar që të merren punëtorë të kualifikuar nga Filipinet. Kjo kërkon kohë dhe duket e vështirë për t’u realizuar. Shqipërisë aktualisht i duhen 40 mijë punëtorë të kualifikuar për të pritur turistët, pasi emigracioni la zbuluar edhe këtë sektor.

“Shqipëria një nga problemet kryesore ka sezonalitetin e lartë, sipas forumit botëror ekonomik Shqipëria renditet në vendin e 108 nga 117 vende që merren në analizë. dhe kjo e bën Shqipërinë të vështirë sa i përket punonjësve të kualifikuar”, u shpreh Zak Topuzi, Shoqata Shqiptare e Turizmit.

“Ardhja e 40 mijë punonjësve nga filipinet apo nga vendet e tjera aziatike siç ka premtuar qeveria unë mendoj se është një flluskë e madhe. jo vetëm se nuk mund të vijnë 40 mijë punonjës gjatë një sezoni turistik, madje as gjatë 5 apo 6 sezoneve por procedura për ti sjellë këta punonjës në Shqipëri është shumë e gjatë, është të paktën 6 muaj deri në 1 vit, dhe problemin e këtij viti nuk e zgjidh”, u shpreh Flora Xhemani, eksperte turizmi.

“Marrja e punëtorëve të huaj është një kamardarë që nuk të çon askund, ata duan trampolinë të hyjnë në europë, këta njerëz nuk mund ti vendosësh në pjesën frontale por vetëm në kuzhine dhe pastrim por kush do ta bëjë kamerierin”, u shpreh Kliton Gërxhani, Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA