FOTO/ Zbardhen detajet e aksidentit të rëndë në Radhimë, humb jetën i riu, plagoset pasagjeri 23-vjeçar

12/06/2024 17:14

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypassin-in e Vlorës, në afërsi të fshatit Kaninë, ku një i ri ka humbur jetë dhe një tjetër është plagosur.

Policia bën me dije se shtetasi I. P., rreth 24 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Benz” dhe si pasojë automjeti është përplasur me pjesën shkëmbore në anë të rrugës.

Për shkak të dëmtimeve, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, shtetasi D. K., rreth 23 vjeç, është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA