Emri/ U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, vihet në pranga 47-vjeçari! Rezultoi se…
11/06/2024 12:15
Një 47-vjeçar është vënë në pranga, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë.
Armand Shefiti dyshohet dhe si autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
“Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Foreign”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. Sh., 47 vjeç, banues në Vlorë”, njoftoi policia.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari, gjatë periudhës maj-qershor 2024, në 4 raste, ka vjedhur në lagje të ndryshme në Kavajës.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel