33-vjeçari në Pogradec gëlltit kanabisin kur pikas policinë, blutë arrijnë ta kapin

11/06/2024 13:06

Është arrestuar në Pogradec 33-vjeçari me inicialet E. Gj. nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Atij i është bërë me shenjë të ndalojë, por ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të policisë dhe ka gëlltitur sasinë e vogël të kanabisit që kishte me vete.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. 33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.

Top Channel