DEBATI/ Anëtarja e KLP-së i del në mbrojtje Arben Rakipit për provimin e Magjistraturës: Nuk mbeti ai të rregullojë ndonjë interes të vogël

11/06/2024 08:10

Mbledhja e parë e KLP-së nën drejtimin e Mirela Bogdanit është shoqëruar me debate të ashpra mes anëtarëve për shkak të një deklarate të zv.kryetarit Tartar Bazaj se SPAK ka nisur hetimet për provimin e shkollës së Magjistaturës.

Në krah të drejtorit të kësaj shkolle, Arben Rakipi, ka dalë anëtarja e KLP-së, Arta Madro, sipas të cilës Shkolla po funksionon shumë mirë dhe problemi i provimit ishte vetëm për shkak të pajisjes elektronike.

“Fakti që Shkolla gjendet në këtë situatë, nuk është për shkak të Shkollës, por është për shkak të Scantronit dhe ne këtë e kemi shumë të qartë. As drejtori i shkollës së magjistraturës, as unë dhe askush tjetër nuk kanë mbetur që të mbeten me scantronët për të rregulluar ndonjë interes të vogël të vetin në qoftë se ky do ishte problemi. Garantoj me bindjen time të plotë që gjëra të tilla nuk ndodhin kurrë në shkollën e Magjistraturës dhe unë jam dëshmitare e gjithë seriozitetit të atij institucioni duke filluar edhe me njerëzit tanë të afërt dhe lus që kjo kakofoni të mos bëhet objekt abuzimi”, tha Mandro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA