Një aksident i rëndë është riregjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Shkallë e Xibërit”, ku për pasojë janë aksidentuar rëndë dy persona.
Sipas policisë së Matit bëjnë me dije se dy të plagosurit janë Azem Guna 25 vjeç dhe Urim Kukeli 55 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore më spitalin e Burrelit.
Sipas gazetarit të Top Channel Dëfrim Karaj, policia lokale e Matit ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje. Shpesh herë në këtë segment rruge ka patur aksidente si pasojë e mungesës së sinjalistikës, por edhe shpejtësia e madhe!
“Klos/informacion paraprak
Me datë 11.06.2024, reth orës 06.30, në vendin e quajtur ‘Shkallë’, mjeti tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi A.G., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin U.K.
Për pasojë, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel