Një grup turistësh të huaj janë rrëzuar në vendin e quajtur Qafa e Pejës, në Theth, në rrugën që lidh Thethin me Plavën e Gucinë.
Një prej tyre nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe për shkak se transporti drejt Tiranës me rrugë tokësore ishte i pamundur, është angazhuar helikopteri i Emergjencave Civile EC 135.
Pas tij është dashur ndërhyrja e helikopterit Cougar për tërheqjen e të lënduarit me vinç.
“Forcat e Armatosura janë dhe do të vijojnë të jenë në gatishmëri për çdo nevojë që ka komuniteti, por u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që dëshirojnë të eksplorojnë bukuritë e vendit, veçanërisht turistëve që të bëjnë kujdes gjatë sezonit veror, për të shmangur situata të tilla, në zona me terren të panjohur dhe të vështirë”, njofton ministria e Mbrojtjes.
Top Channel