Rilind shkolla “Emin Duraku” në Tiranë, Rama: Është ndërtuar me standardet e BE-së, do të hapë dyer për 1400 nxënës
10/06/2024 08:06
Vazhdon ndërtimi dhe rikonstruktimi i 100 shkollave në vend, një objektiv ky i qeverisë deri në fund të vitit.
Së fundi kanë mbaruar punimet në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë. Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga kjo shkollë e re dhe shprehet se është rilindur sipas standardeve të BE-së.
“Mirëmëngjesi dhe me shkollën e rilindur “Emin Duraku” në Tiranë, që ka hapur dyert për 1400 nxënës sipas standardeve të BE, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel