Apeli i Përgjithshëm ka vendosur dënimin me 18 muaj burg për të riun nga Vlora, Rei Mata, i cili pasi goditi me grusht inxhinierin Armando Meshau. Më herët ai ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite e 3 muaj burg.
Vendimi vjen pas apelimit të të riut Mata, por edhe të trashëgimtarëve të viktimës, të cilët janë shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime.
Trashëgimtarët e viktimës i kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime për vendimet e gjykatës dhe mosmarrëveshjet civile do t’i zgjidhin me mirëkuptim me njëri-tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në njoftimin e siguruara nga gazetarja Anila Hoxha bëhet me dije se:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale R. M, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 të Kodit Penal.
Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur në qytetin e Vlorës, ku në lagjen “Hajro Çakërri”, në Rrugën “Sulejman Delvina”, në afërsi të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në ambientet e brendshme të internet-kancelari “Number 1”, si pasojë e një konflikti verbal dhe fizik, i pandehuri me iniciale R. M, ka goditur me grusht shtetasin me iniciale A. M, i cili ka ndërruar jetë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin nr. 109/151, datë 20.03.2024 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit R. M, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
-Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen me 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri R. M me 2 ( dy) vjet burgim.
-Vuajtja e dënimit për të pandehurin R. M të fillojë nga dita e arrestimit të tij më datë 07/08/2023 dhe pjesa e mbetur e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale R. M, i cili kërkoi:
1.Ndryshimin e vendimit nr. 109/151 datë 20.3.2024 i Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, në mbështetje te nenit 388/1.e të K.Pr.Penale për shkak se fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur që është mbrojtja e nevojshme, dhe nëse Gjykata nuk bindet për pafajësinë e të pandehurit.
3.Në alternativë deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin e tij për veprën penale të “Vrasjes nga pakujdesia”, sipas nenit 85 të K Penal duke u dënuar ai me gjobë.
Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të të ndjerit A. M, të cilët janë shprehur që në lidhje me cilësimin juridikë të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesim pretendime. Trashëgimtarët e viktimës i kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime per vendimet e gjykates dhe mosmareveshjet civile do ti zgjidhin me mirëkuptim me njëri tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile.
Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore parashtroi se:
Qëndrimi, cilësimi juridik dhe lloji i dënimit është i drejtë dhe duhet lenë ne fuqi, për sa i përket masës se dënimit e le ne vlerësimin të gjykatës.
Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Diamela Goxha dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:
1.Lënien në fuqi të vendimit nr.151 datë 20.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sa i takon cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë së të pandehurit R.M.
2.Ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri R. M me 2 vjet e 3 (tre) muajburgim.
3.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
4.Mospranimin e ankimit të paraqitur nga trashëgimtarët e viktimës për mungesë legjitimimi.
Top Channel