Fiks Fare/ Zgjedhjet për rektor në Universitetin e Elbasanit të paracaktuara, kandidatja përjashtohet padrejtësisht nga gara

10/06/2024 20:45

Ish-prefektja e Elbasanit, Majlinda Perriu, u ankua në emisionin Fiks Fare se është përjashtuar nga gara për rektore e Universitetit” Aleksandër Xhuvani “të Elbasanit padrejtësisht.

“Unë kandidova për rektore e universitetit duke ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por u përjashtova nga Komisioni Institucional Zgjedhor me pretendimin se nuk ma lejonte ligji për prefektin, kur në fakt ky ligj nuk ma ndalon, por edhe nëse do ma ndalonte mua mandati më përfundoi në 24 maj. Ndërkohë komisioni vendosi të më përjashtonte se isha prefekte në 26 maj, pra dy ditë pasi nuk isha më prefekte” thotë Perriu.

Ndërkohë që ky komision e përjashtoi në kundërshtim me ligjin atëherë zonja Perriu bëri nja ankesë zyrtare ne Komisionin e Apelimit, i cili duhet të vendoste nëse ish prefektja duhet të hynte në zgjedhje apo jo.

Por për çudi thotë znj.Perriu kryetarja e komisionit të apelimit dha dorëheqjen ditën që duhet të dilte vendimi dhe kështu nuk u morë asnjë vendim.

“Mund të iki çdo ditë nga një anëtar i komisionit të apelimit, dhe kështu në zgjedhje shkon vetëm një kandidate dhe ankesa ime nuk shqyrtohet, por kjo është jo ligjore”, thotë ish prefektja , ndaj ajo ka kërkuar ngritjen e procesit deri në shqyrtimin e ankesës së saj.

Gazetarët kërkuan një përgjigje në rektorat dhe nga anëtarët e komisionit që e përjashtuan Perriun dhe që dyhet të shqyrtonin ankesën e saj.

Rektori nuk pranoi të jepte asnjë përgjigje për gazetarët ndërkohë dy anëtare të komisionit të apelimit, Ardita Dylgjeri dhe Zyra Gripshi, pranuan se nuk u mblodhën kurrë brenda 5-ditëve zyrtare për të shqyrtuar ankesën e kandidates.

Por ajo që faktoi pretendimin e ish prefektes se po favorizohet zv. rektorja ishte telefonata që gazetarët bënë me një anëtar të Komisionit Institucional Zgjedhor, Mustafa Kadzadej ,i cili ka votuar që zonja Perriu të përjashtohet nga gara.

Ai sqaroi se interpretimi i ligjit është bërë nga zyra juridike e universitetit. Pra zyra juridike ka thënë të përjashtohet kandidatura e saj.
Kështu komisioni vendosi çfarë tha rektorati duke përjashtuaar nga gara dhe duke mos marr në shqyrtim ankesën e znj. Perriu.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel