Korça ka çelur sezonin turistik veror me edicionin e 17 të festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve.
28 grupe vendase dhe të huaja janë bërë pjesë e këtij edicioni duke shtuar atmosferën në qytet.
Me veshjet shumëngjyrëshe dhe simbolikën e larmishme grupet nga Shqipëria, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë parakaluar në gjithë qytetin për të vijuar festën në Pazarin e Vjetër të Korçës.
“Vijmë nga Italia dhe kemi zgjedhur kulturën japoneze. Jemi nga zona e Toskanës dhe atmosfera këtu është e shkëlqyer”.
“Jemi nga Greqia, nga Ksanthi dhe kemi zgjedhur të jemi si derrkucë sepse këtë kafshë e kemi të pranishme në zonën tonë. Atmosfera është e shkëlqyer, njerëzit po ashtu”, thanë disa të huaj.
Të shumtë kanë qenë qytetarët por edhe turistët që kanë shijuar atmosferën e një prej manifestimeve më të veçanta të Korçës që nisi nga Lëndina e Lotëve, vijoi përgjatë bulevard Republika, në pedonalen e Korçës dhe më tej në Pazarin e qytetit.
Top Channel