E diela në plazh/ Mot i kthjellët me vranësira kalimtare, temperatura deri në 37 gradë C
09/06/2024 08:03
E diela pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Temperatura maksimale do të arrijë në 37 gradë celsius në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.
Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
Top Channel