Seanca gjyqësore për masat ndaj të arrestuarve gjatë operacionit “Nomada” ka nisur këtë të diel në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, seanca drejtohet nga Erjon Çela.
Sot kanë dalë për masë në GJKKO 32 shtetas, ku ndaj 26 ishte vendosur në datën 6 qershor arrest me burg dhe për 6 të tjerë ushte vendosur arrest shtëpiak.
Në kërkim janë edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
37 të dyshuarit ( mes tyre pesë në kërkim) kishin role konkrete në trafikimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar të shtetasve shqiptarë të cilët kanë udhëtuar në mënyrë të paligjshme.
Ata u vunë në pranga mëngjesin e 7 qershorit gjatë një operacioni për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Mes të arrestuarve është edhe një polic. Grupi kriminal ndihmonte qytetarët për kalim të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës dhe Kanadasë me viza false.
Emrat e 26 të arrestuarve:
1. Bashkim Sula,
2. Njazi Ademaj,
3. Fitim Rama,
4. Ylli Brahimaj,
5. Gridi Elezi
6. Rrezart Domi,.
7. Osman Luca,
8. Artur Mici.
9. Arsen Caka,
10. Adrian Mema,
11. Maksim Domi,
12. Jugert Gashi,
13. Emiljan Marashi,
14. Roland Islamaj,
15. Behar Rexha,
16. Deila Qama,.
17. Arnold Shahu,
18. Ylli Çaushaj,
19. Eriola Spaho,
20. Murat Gjuniku,
21. Bardhyl Imeri,
22. Bajram Xhaja,
23. Fatmir Stankova
24. Arben Rushiti
25. Leonardo Lama,
26. Xhelil Alla.
Top Channel