“Bëja një javë rrugë ferrave për të ikur në Greqi”/ Punonjësi i gipsit në “Punë Pa Teka”: Shumë e vështirë në vendin fqinj

08/06/2024 18:23

Punonjësi i gipsit foli në “Punë Pa Teka’ për periudhën e emigrimit dhe sakrificat.

Ai tha se emigroi në vendin fqinj, Greqi, por ka kaluar shumë vështirësi. Por më pas mori vendimin për tu rikthyer në Shqipëri, ku punon prej më shumë se 24 vitesh.

“Këtë zanat e bëj për pasion, kam 24 vite. Kam që në ’99 që jam kthyer nga kurbeti. Emigrova në Greqi. Më parë isha në bujqësi. Bëja një javë rrugë, ferrave, me vështirësi, për të ikur tek vendi i punës”, tha punonjësi i gipsit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA