Përgatituni për Gjeneratën Z, brezin e ri të punonjësve, që i kushtojnë vëmendje të madhe shëndetit të tyre mendor, ekuilibrit punë-jetë, duan të punojnë të pavarur, me orare fleksibël dhe madje kërkojnë që të vlerësojnë edhe ata performancën e punëdhënësit.
“Gjenerata Z është sfumuese e gjeneratave të tjera. Nëse prindërit tanë kanë udhëtuar shumë pak gjenerata Z udhëton shumë, nëse prindërit tanë kanë patur pak rroba, gjenerata Z investohet shumë në dukje, nëse prindërit tanë kanë mbijetuar dhe kanë patur sukses vetëm veshjen dhe ushqimin, edhe për fëmijët e tyre, gjenerata Z mendon si të shkollohen, si të përparojnë, si të argëtohen në kinema, teatër, si të blejnë produkte teknologjike.
Në këto kushte gjenerata Z kërkon që pagën minimale ta ketë duke filluar nga 1 milion lekë të vjetra në muaj. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me punën në kompanitë private, por edhe në institucionet shtetërore. Ata preferojnë ndoshta edhe punë që janë të vështira, por që kanë paga të mira për të jetuar normalisht në një metropol, kryesisht në Tiranë, por edhe në qytetet e tjera.
Tek gjenerata Z ka rënë miti, jam futur në punë, se do të dal në pension. Të rinjtë e sotëm punojnë online, apo 3-4 orë më shumë, por ata ruajnë edhe një As nën mëngë, për të gjetur me patjetër një punë tjetër. Ata nuk betohen më që do të rri këtu apo do ta mbyll ciklin disavjeçar në këtë marrëdhënie pune.
Punëdhënësit duhet të kuptojnë që mirëqenia mendore dhe njëkohësisht edhe lehtësirat në shërbim për punonjësit, përfshirë këtu administratën publike dhe private rrisin produktivitetin. Në fund të fundit të gjitha institucionet private janë biznese dhe për rritjen e mirëqenies dhe shifrave të tyre sigurisht ata duhet të kujdesen për punonjësit”-shprehet Helena Halilaj, eksperte për punësimin.
Top Channel