
98 familje në Korçë preken nga rritja e qirasë të banesave sociale nga bashkia, ç’ka ka bërë që ata të protestojnë për shkak të pamundësive financiare për të përballuar këtë rritje.
Banorët të cilët prej 10 vitesh i kanë përfituar këto apartamente me qira të ulët i përkasin kategorive në nevojë dhe thonë se e kanë të pamundur të përballojnë këtë rritje çmimi që varion nga 800 deri në 1500 lekë të rinj për çdo apartament bazuar tek sipërfaqja.
Drejtuesja e zyrës së strehimit social Mirela Balli sqaron se rritja e qirasë është parashikuar në kontratë dhe është bazuar në indeksin e rritjes së çmimeve për banesat nga INSTAT
Vendimmarrja e ekzekutivit kundërshtohet nga banorët për shkak se të ardhurat e tyre janë minimale ndërsa kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave.
Top Channel