Inside Story/ “Na përdorën si mur i gjallë”, rrëfehen të mbijetuarit e masakrës së Dubravës

05/06/2024 21:27

Në fund të prillit 1999, në kulmin e bombardimeve të Natos, një pjesë e madhe e të burgosurve politikë, ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodheshin nëpër burgjet serbe, u sollën në Dubravë.

Aty kishte edhe persona të dënuar për vepra të tjera. Të burgosurit politikë akuzoheshin si terroristë. Një pjesë ishin dënuar, e të tjerë ishin njohur vetëm me akt akuzën, duke pritur të dilnin para gjykatës.

“Fakti që ne na lëvizën në rrethana të vështira na jepnin të kuptonim se diçka mund të ndodhte dhe ne mund të përdoreshim si mur i gjallë gjatë luftimeve me UÇK, por nuk na shkonte mendja që mund të ndodhte edhe brenda burgjeve duke qenë se janë të mbrojtur me konventa ndërkombëtare”, u shpreh Haqif Iljazi, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

Rreth 200 luftëtarë të UCK-së, u mbyllën në izolim në një nga pavijonet e burgut të Dubravës Ata, iu nënshtruan dhunës sistematike.

“Ne kemi pas një regjim tipik Aushvic. kemi qenë robër lufte, nuk kemi pas as të drejtë komunikimi as dalje jashtë”, u shpreh Nijazi Kryeziu, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

“Kur ishim në izolim rraheshim çdo ditë, sa herë na vite ushqimi na vinte edhe rrahja. Gardianët na thoshin që asnjë shqiptar nuk është në Kosovë ma, përveçse juve në burg dhe një fshati aty përballë të gjithë të tjerët i kemi qit në Shqipëri”, u shpreh Sadik Zeqiri, i mbijetuari i masakrës së Dubravës.

Parathënie e asaj që do të ndodhte në fakt kishte nisur të shkruhej që të dielën e datës 16 maj. Autoritetet e burgut “liruan’ krejt papritur intelektualin e njohur Ukshin Hoti, kur në fakt, ai duhej të lirohej një ditë më pas, më 17 maj. Prej asaj kohe, nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA