Protestë për vaditjen/ Banorët e fshatit Shushicë në Elbasan kërkojnë kanalin që e thau hidrocentrali

04/06/2024 12:16

Banorët e fshatit Shushicë në Elbasan kanë protestuar këtë të martë, duke bllokuar rrugën e fshatit.

Ata kërkojnë vënien në funksion të kanalit vaditës Polis Tudan, i cili duhet të ishte në funksion të vaditjes që prej 15 majit.

Kanali është bllokuar prej punimeve të një hidrocentrali dhe edhe pse u është premtuar fermerëve se do të jetë gati në kohën e vaditjes, premtimi nuk është mbajtur. Përfaqësuesit e kompanisë i kanë kaluar topin e përgjegjësisë Bordit të Kullimit.

I pyetur nga Top Channel, drejtori i Bordit të Kullimit Genti Aliçkolli u shpreh se kanali është në funksion të plotë për ujitjen por për shkak të rrëshkitjes së tokës ka pasur problem për çuarjen e ujit tek vepra e marrjes Sipas Bordit të Kullit po punohet me krahë për pastrimin e kanalit dhe brenda fundit te javës do të jetë gati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA