“Një mikeshë e ka vajzën me një burrë që s’e takon prej 13 vitesh, e kalojmë dot?”/ Zbardhen përgjimet që fundosën policin kufitar në Rinas

04/06/2024 12:26

Top Channel ka siguruar dosjen me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Eneo i dërgonte ‘klientët’ policit kufitar Briken Tereziu, bashkë me fotot e pasaportës dhe i tregonte problemin përkatës.

Në një rast të zbardhur në dosje, Eneo i thotë Brikenit se “ka një mikeshë që do të kalojë vajzën në Rinas pa prokurën e babait, pasi nuk e ka takuar prej 13 vitesh”.

“Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 28.09.2023, nga ora 04:42 PM – 06:39 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vëlla si je. A u lodhe

Briken: Mire si je ti

Eneo: Mire vlla flm. Kemi nji mikeshën tonë nja 40 vjece. E ka fëmijën me një tjetër burrë qe ka 13 vjet qe s’ka kontakt. Gocën e ka len 9 muajshe ai. Bëjmë dot gje. Ai është jashtë në Greqi ka 13 vjet

Briken: Sa vjeë është goca

Eneo: 13, 14 ben njanar

Briken: Ku do me shku

Eneo: Ne Itali bergamo

Briken: Për sa?

Eneo: Do me u nis nga nëntori 1 jave do rri

Në orën 04:48 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu

Eneo: O vëlla e shef dot këtë. I dërgon pasaportën e shtetasit O.D. Është kusho im

Briken: Ca ka ky

Eneo: Do me ik me nusen me me gocën qe tnisa. Me kte * I referohet shtetases K.D*. Dhe me gocën po e ka të ndrrum. Ka ikur me par po jo nga këtej nga ne

Në orën 05:48 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal.

Eneo: Shife vëlla aman se jam këtu. Pe gje vlla

Në orën 06:14 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal

Eneo: Po e bej nga budapesti

Në orën 06:39 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 29.09.2023, nga ora 12:03 AM – 12:15 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit M.L. Lne 7 tmgjesit

Briken: E ke takuar ti apo do I lej aty

Eneo: Se kam taku akoma pot them në mëngjes fiks. Do jem dhe un aty

Briken: Si ti them ati shokut se nuk jam vete

Eneo: Po thuaj qe do I lej aty dhe po s’ka ky me vete po ja jap unë

Briken: Ok. Ke nr 8 thuaji

Eneo: Ok vëlla natën dëgjohemi nesër

Briken: Natën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA