AAPSK rrit me 31% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në 3-mujorin e parë 2026 10/04 10:55
Edhe shoqëria civile në Elbasan ka organizuar një tubim sensibilizues për të kundërshtuar projektligjin për surrogacinë.
Në mbrojtje të familjes, në qendër të Elbasanit u mblodhën të rritur dhe fëmijë të cilët bënë thirrje kundër këtij shkatërrimi që po u bëhet normave bazë të një shoqërie të shëndetshme.
Peticioni kundër surrogacisë dhe ndryshimeve të abortit po shtrihet në të gjithë vendin. Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të grumbullohen masivisht kundër këtij shkatërrimi. Sipas tyre familja tashmë po cënohet nga emigracioni dhe ulja e numrit të lindjeve. Ky projekt ligj do ta shkatërrojë tërësisht atë.
Top Channel