Talentet e reja në Lezhë/ Nxënësit përfunduan ciklin e parë 9-vjeçar në klasat e muzikës

02/06/2024 13:55

Shkolla Besëlidhja në Lezhë mbylli ciklin e parë 9-vjeçar të klasave të muzikës, duke e konsideruar këtë rrugëtim një sukses që ka krijuar edhe vazhdimësinë te brezat në vijim.

Saxhot e fundit për nxënësit ishin krejt ndryshe, duke rikujtuar çdo orë pune e përkushtimi që shumë prej tyre i finalizuan dhe me koncerte recitale në Lezhe. Vetë ata thonë se janë të bindur se kjo ka qenë zgjedhja e duhur, por që pa angazhimin dhe ndihmësen e mësuesve nuk do të kishin arritur deri në finalizimin e një cikli të gjatë 9-vjeçar.

Ka qenë me ta që prej klasës së parë, duke i shoqëruar në çdo hap, për mësuesen Ermal Saraçi emocionet nuk mungojnë, duke shtuar se është një moment krenarie teksa shikon arritjet e tyre.

Drejtori Rajonal i Arsimit, Hasan Muça u shpreh se kjo që ka ndodhur në Lezhe me hapjen e klasave të muzikës ka ndryshuar vetë jetën e qytetit, duke i afruar qytetarët më shumë pranë artit.

Klasat me drejtim muzikor në shkollën Besëlidhja u hapën për herë të parë në shtator të 2015 dhe përgjatë këtij rrugëtimi krahas 220 nxënësve u numëruan qindra çmime të fituara. Për rezultatet e tyre, nxënësve që mbyllën ciklin 9-vjeçar u janë shpërndarë edhe certifikata vlerësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA