1 qershori trokiti edhe tek shtëpia e foshnjës… Edhe pse  vogëlusheve ju mungon prezenca e prindërve biologjikë, sytë e vëmendja e stafit, por edhe e miqve të ftuar janë plotësisht te ta, për t’i mbushur me shumë dashuri e dhurata. 

Drejtoresha e shtëpisë së foshnjës u shpreh për Top Channel: Mbi të gjitha duhet shumë dashuri. Kanë nevojë për dashuri, sepse kujdesi për ta është detyrim për ne!

Festa e fëmijëve merr  kuptim edhe më të veçantë në shtëpinë e foshnjës Hannah dhe Rozafa, pasi data 1 qershor nuk është vetëm festë, por edhe një ditë sensibilizimi për të drejtat e tyre, mbi të gjitha për të pasur një familje…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA